Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria

Konkurs ndërkombëtar i fotografisë

Konkursi organizohet për të paraqitur diversitetin dhe bukurinë e Orthodhoksisë në Shqipëri. Përmes konkursit, që do të kulmojë me botimin e një albumi dhe çeljen e një ekspozite, dëshirojmë t'i paraqesim publikut të gjerë jetën e krishterë në Shqipëri.

    Fotografitë e kërkuara duhet të jenë pjesë e këtyre kategorive:
  • Kisha (arkitekturë, afreske, kryqe, kisha në natyrë, peizazhe, etj.).
  • Njerëz (klerikë dhe laikë, portrete, etj.).
  • Reportazhe (ngjarje kishtare, pelegrinazhe, të kremte fetare).
  • Ringjallja e Kishës (Kjo kategori fotografike synon të pasqyrojë njëzet e shtatë vjet të "Ringjalljes" së Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të nxjerrë në pah aspekte të ndryshme të jetës së saj (vepra ndërtuese, kleri, rinia orthodhokse, shëndetësia, arsimi, kontributi për kulturën, vepra sociale dhe humanitare etj.).
Procedura e pjesëmarrjes

Organizatorët

Konkursi organizohet nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, OrthPhoto.net dhe Departamenti i Botimeve i Kishës Orthodhokse të Polonisë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha Orthodhokse në Shqipëri e pranoi mesazhin e Ungjillit në shekullin e parë pas Krishtit (Rom. 15:19). Në gjysmën e parë të shek. XX, mbërriti në portat e Hadit. Në fund të shek. XX, jetoi intensivisht përvojën dhe sigurinë se «dyert e Hadhit nuk do të kenë fuqi përmbi të» (Matth. 16:18). Në fillimet e shek. XXI, gëzon në mënyrë paskale një lulëzim në mbarë shprehjet e jetës së saj, duke kontribuuar në progresin e shoqërisë së Shqipërisë dhe në dëshminë e përgjithshme të Orthodhoksisë në botën e sotme.
www.orthodoxalbania.org

OrthPhoto

ORTHPHOTO është një hapësirë e veçantë në internet, e cila u mundëson si fotografëve profesionistë, ashtu edhe atyre amatorë të ndajnë fotografitë që pasqyrojnë bukurinë e besimit të krishterë orthodhoks në të gjithë botën.
ORTHPHOTO përmban më shumë se 95,000 fotografi nga 80 vende - nga Brazili deri në Kinë dhe nga Rusia deri në Ugandë.
www.orthphoto.net






PAKP

Shtëpia botuese e Kishës Orthodhokse të Polonisë

është një prej kompanive më të mëdha në Poloni që merret me literaturën orthodhokse. Ajo ka nxjerrë në botim dy revista si edhe literaturë në lidhje me teologjinë, historinë dhe cështjet bashkëkohore të Kishës Orthodhokse: albume, libra, libra liturgjikë, kalendarë, broshura, ikona në letër etj. Një prej projekteve kryesorë është seria e albumeve “Ngjyrat e Orthodhoksisë” që shpalosin bukurinë dhe larmishmërinë e Kishës Orthodhokse në mbarë botën. Deri tani janë botuar shtatë albume për shtetet e Polonisë, Rusisë, Serbisë, Gjeorgjisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Qipros.

Partnerë mediatikë



Partner


University College Logos

Kolegji Universitar Logos

Rregullore

Rregullorja e konkursit është e disponueshme në formatin PDF


Formati PDF

Çmimet

Për këtë konkurs do të shpërndahen çmimet e mëposhtme:

Grand Prize: 600 EURO
Çmimi i parë për çdo kategori: 200 EURO
Çmimi i dytë për çdo kategori: 100 EURO
Çmimi i tretë për çdo kategori: 50 EURO
Çmim nderi: Një album fotografik nga botimet e partnerëve tanë. (Numri i vlerësimeve të nderit do të vendoset nga juria).

Të gjitha shpërblimet financiare të çmimeve do të jepen me çeqe që do të lëshohen nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ose do të dërgohen te fituesit në adresën e dhënë.
Fituesit janë përgjegjës për raportimin e të ardhurave tek autoritetet siç kërkohet me ligj dhe për pagimin e çfarëdo takse që ata mund të jenë të detyruar për çdo çmim.

Procedura e pjesëmarrjes

  • Pjesëmarrja në konkurs është pa pagesë.
  • Konkurruesit duhet të dërgojnë fotografitë e tyre përpara datës 15 korrik 2019.
  • Konkurruesit mund të dorëzojnë deri në 6 fotografi për secilën kategori.
  • Ju inkurajojmë që të ngarkoni fotografi edhe në orthphoto.net.
  • Fotografitë duhet të dërgohen së bashku me titullin, të dhënat e autorit (emrin, adresën dhe numrin e telefonit), datën dhe vendndodhjen e fotografisë, në adresën elektronike: competition@orthphoto.net.
  • Për përshkrimin e fotografisë, dërgesa e formularit të aplikimit është e detyrueshme.
  • Cilësia dhe madhësia e fotografisë duhet të jenë jo më pak se 2000 pixels në të dyja përmasat, gjerësi ose lartësi. (Është mirë të dërgohet skedari origjinal.) Madhësia maksimale e skedarit të fotografisë është 18Mb.

  • Të gjitha fotografitë duhet të jenë vepra të konkurruesit, i cili duhet të zotërojë në mënyrë të ligjshme të drejtën e autorit për to.

Juria

Juria për këtë konkurs është ndërkombëtare dhe përbëhet nga 5 persona

Peter Williams

Peter Williams (head)

Kameraman i pavarur / fotograf / regjisor dhe redaktor nga Danimarka. Gjatë 25 viteve të fundit ka qenë i vendosur në Gjenevë dhe Zvicër. Në 1983, Peter u bashkua me Këshillin Botëror të Kishave. Gjatë 20 viteve që pasuan, ai mbikëqyri komunikimet audio-vizuale të Këshillit Botëror të Kishave (WCC). Nga Pallati Perandorak i Tokios në Altiplano të Bolivisë dhe nga platformat e naftës në Detin e Veriut tek komunitetet aborigjene të Australisë veriore. Asnjë shprehje tjetër nuk e përmbledh më mirë karrierën ndërkombëtare të Peter Williams, i cili deri më tani ka mbuluar detyrat në më shumë se 120 vende.
www.peterwilliams.ch

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit,Imzot Andon (Merdani)

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit,Imzot Andon (Merdani)

Kreu studimet në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” - Shën Vlash, Durrës në vitet 1996-1999. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera Fakultetin Theologjik të Universitetit Kombëtar “Kapodistria” të Athinës (2002-2006) dhe ka përfunduar studimet master në “Dhiatën e Re” në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut. Është diplomuar në nivelin master në “Sociologji - Psikologji - Komunikim” të Arsimit të Lartë “ISSAT”, gjithashtu është diplomuar në Universitetin “UBIS” të Gjenevës.

Andi Rembeci

Andi Rembeci

Bizantolog, historian, redaktor, fotograf. Pedagog në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës, Bashkëkryetar i Akademisë së të Rinjve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Sekretar i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Studimeve Bizantine. Fitues i çmimi shkencor kombëtar për kërkuesin e ri më të suksesshëm për vitin 2016, dhënë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Autor i botimit fotografik dhe historik (në 4 vëllime) "Vepra ndërtuese dhe restauruese e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjatë viteve 1992-2018", si dhe i shumë botimeve të tjera mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore bizantine dhe pasbizantine.

Jarosław Charkiewicz

Jarosław Charkiewicz

U diplomua në fakultetin e drejtësisë dhe studioi gjuhë e letërsi ruse në Universitetin e Bialystokut. Në 2014 mori titullin Doktor i Teologjisë në Akademinë e teologjisë së krishterë në Varshavë. Ka qenë zëvendës president dhe president i Shoqërisë së të Rinjve Orthodhoksë të Polonisë. Ka punuar si gazetar, botues, shkrimtar, përkthyes dhe fotograf. Është autor i më shumë se 20 librave dhe qindra artikujve mbi historinë e Orthodhoksisë, teologji, agjiografi dhe ikonografi si dhe ka përkthyer rreth 10 libra rreth teologjisë orthodhokse. Që prej vitit 2002 ka qenë sekretar i Zyrës së Shtypit të Kishës Orthodhokse Polake. Është inisiatori i serive të albumeve “Ngjyrat e Orthodhoksisë”.

Aleksander Wasyluk

Aleksander
Wasyluk

Editor dhe një nga themeluesit e www.orthphoto.net. Themelues i faqes polake të internetit www.cerkiew.pl. e cila iu drejtohet të krishterëve orthodhoksë. Aktualisht punon për Nikon Poland në një projekt trajnimi për fotografinë: www.szerokikadr.pl.

Promovimi

Do të ishte vërtet ndihmë për konkursin, nëse do të mundni të vendosni një banner në faqen e internetit apo blogun tuaj. Nëse e bëni këtë dhe na informoni (duke dërguar një email tek info@orthphoto.net), ne do t'ju vendosim në listën e mbështetësve tanë. Kemi përgatitur për ju një çift banderolash (banners) që mund të përdoren për të promovuar faqen e internetit në mënyra të ndryshme. Nëse keni nevojë për gjë tjetër, ju lutemi na njoftoni dhe ne do ta përgatisim për ju. Këtu do të gjeni dy variante bazike të banner-it, siç dëftohen më poshtë. Zgjidhni atë që dëshironi dhe thjesht vendosni kodin html në faqen e internetit ose blog-un tuaj. Nuk është e nevojshme të shkarkoni ose kopjoni imazhet.

Colours of orthodoxy.Albania
Colours of orthodoxy.Albania

Na kontaktoni

Nëse keni pyetje, ju lutemi shkruani në: info@orthphoto.net


Na vizitoni në...