Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria

Konkurs ndërkombëtar i fotografisë

Të nderuar fitues të çmimeve të konkursit ndërkombëtarë të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”, Siç e dini, populli ynë po kalon një fazë shumë të vështirë, pas një tërmeti me përmasë 6.4 shkalla Rihter, që goditi vendin tonë në datën 26 nëntor. Në këtë periudhë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është përqendruar plotësisht për të ndihmuar qindra të mbijetuar, që humbën gjithçka nga tërmeti katastrofik, duke siguruar strehim dhe ndihmë efektive dhe të shpejtë.
E gjithë kjo rrethanë e jashtëzakonshme dhe e dhimbshme, na detyron të shtyjmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e promovimit të albumit fotografik “Ngjyrat e Orthodhoksisë Shqipëria” dhe të çeljes së ekspozitës me fotografi pjesëmarrëse në konkurs (të cilat ishin programuar për t’u zhvilluar në muajin dhjetor, përpara të kremtes së Krishtlindjeve), për një periudhë më të vonë, në 19 të muajit janar të vitit 2020.
Fituesit do të informohen së shpejti nga organizatorët për mënyrën e ndarjes së çmimeve, me email dhe në web-in e konkursit http://albania.orthphoto.net/en.html Shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për këtë ndryshim të detyruar.
Shpresojmë për mirëkuptimin tuaj.
Komisioni organizativ


Konkursi organizohet për të paraqitur diversitetin dhe bukurinë e Orthodhoksisë në Shqipëri. Përmes konkursit, që do të kulmojë me botimin e një albumi dhe çeljen e një ekspozite, dëshirojmë t'i paraqesim publikut të gjerë jetën e krishterë në Shqipëri.

Shpallja e rezultateve të Konkursit Ndërkombëtar të fotografisë "Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria"

Më 16 shtator 2019, në Tiranë, u zhvillua takimi i jurisë ndërkombëtare të konkursit “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”.
472 foto u dërguan nga 50 pjesëmarrës nga 10 vende. Anëtarët e jurisë ishin shumë të kënaqur me cilësinë e fotografive të konkursit. Pas 5 orësh diskutime intensive, juria zgjodhi rreth 20 pranime për secilën kategori (raundi i parë). Në raundin e dytë, juria ngushtoi përzgjedhjen për fituesit dhe çmimet e nderit.
Për të veçuar fituesin e mundshëm të Grand Prize, juria u bazua në cilësinë e të gjitha fotografive për të katërta kategoritë që u dërguan në konkurs. Vendimi përfundimtar i për fitimin e Grand Prize shkoi për çiftin Fr. Stephanos & Alexandria Ritsi (Florida, USA).

Fr. Stephanos & Alexandria Ritsi
Fr. Stephanos & Alexandria Ritsi
Fr. Stephanos & Alexandria Ritsi
Pas vendimit të Grand Prize, juria shpall fituesit e mëposhtëm për secilën nga katër kategoritë:

Kisha

Albert Cmeta

Çmimi i parë:
Albert Cmeta (Tiranë, Shqipëri)

Antonio Poshnjari

Çmimi i dytë:
Antonio Poshnjari (Tiranë, Shqipëri)

Pilar Otero

Çmimi i tretë:
Pilar Otero (Cordoba, Argentina)

Eda Zari

Çmim nderi
Eda Zari (Düsseldorf, Germany)

Era Bushi

Çmim nderi
Era Bushi (Tiranë, Shqipëri))

Joni Margjeka

Çmim nderi
Joni Margjeka (Tiranë, Shqipëri)


Njerëz

Eda Zari

Çmimi i parë:
Eda Zari (Düsseldorf, Germany)

 Athanasios Tavridis

Çmimi i dytë:
Athanasios Tavridis (Selanik, Greqi)

Vaster Dhima

Çmimi i tretë:
Vaster Dhima (Tiranë, Shqipëri)

Joni Margjeka

Çmim nderi
Joni Margjeka (Tiranë, Shqipëri)


Reportazhe

Athanasios Tavridis

Çmimi i parë:
Athanasios Tavridis (Selanik, Greqi)

Eneijda Rama (Lushnjë, Shqipëri)

Çmimi i dytë:
Eneijda Rama (Lushnjë, Shqipëri)

Valentino Arapi

Çmimi i tretë:
Valentino Arapi (Korçë, Shqipëri)

Vasil Kasneci

Çmim nderi
Vasil Kasneci (Tiranë, Shqipëri)

Evis Kumi

Çmim nderi
Evis Kumi (Tiranë, Shqipëri)


<

Ringjallja e Kishës

Evis Kumi

Çmimi i parë:
Evis Kumi (Tiranë, Shqipëri)

Joni Margjeka

Çmimi i dytë:
Joni Margjeka (Tiranë, Shqipëri)

Ina Toska

Çmimi i tretë:
Ina Toska (Fier, Albania)



Fituesit do të informohen së shpejti nga organizatorët për mënyrën e ndarjes së çmimeve. Rreth 100 fotografi, nga më interesantet, do të prezantohen në një ekspozitë, ndërsa fotografitë fituese do të botohen në albumin "Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria ".

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet gjatë promovimit të albumit dhe hapjes së ekspozitës.

Organizatorët

Konkursi organizohet nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, OrthPhoto.net dhe Departamenti i Botimeve i Kishës Orthodhokse të Polonisë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha Orthodhokse në Shqipëri e pranoi mesazhin e Ungjillit në shekullin e parë pas Krishtit (Rom. 15:19). Në gjysmën e parë të shek. XX, mbërriti në portat e Hadit. Në fund të shek. XX, jetoi intensivisht përvojën dhe sigurinë se «dyert e Hadhit nuk do të kenë fuqi përmbi të» (Matth. 16:18). Në fillimet e shek. XXI, gëzon në mënyrë paskale një lulëzim në mbarë shprehjet e jetës së saj, duke kontribuuar në progresin e shoqërisë së Shqipërisë dhe në dëshminë e përgjithshme të Orthodhoksisë në botën e sotme.
www.orthodoxalbania.org

OrthPhoto

ORTHPHOTO është një hapësirë e veçantë në internet, e cila u mundëson si fotografëve profesionistë, ashtu edhe atyre amatorë të ndajnë fotografitë që pasqyrojnë bukurinë e besimit të krishterë orthodhoks në të gjithë botën.
ORTHPHOTO përmban më shumë se 95,000 fotografi nga 80 vende - nga Brazili deri në Kinë dhe nga Rusia deri në Ugandë.
www.orthphoto.net






PAKP

Shtëpia botuese e Kishës Orthodhokse të Polonisë

është një prej kompanive më të mëdha në Poloni që merret me literaturën orthodhokse. Ajo ka nxjerrë në botim dy revista si edhe literaturë në lidhje me teologjinë, historinë dhe cështjet bashkëkohore të Kishës Orthodhokse: albume, libra, libra liturgjikë, kalendarë, broshura, ikona në letër etj. Një prej projekteve kryesorë është seria e albumeve “Ngjyrat e Orthodhoksisë” që shpalosin bukurinë dhe larmishmërinë e Kishës Orthodhokse në mbarë botën. Deri tani janë botuar shtatë albume për shtetet e Polonisë, Rusisë, Serbisë, Gjeorgjisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Qipros.

Partnerë mediatikë



Partner


University College Logos

Kolegji Universitar Logos

Rregullore

Rregullorja e konkursit është e disponueshme në formatin PDF


Formati PDF

Çmimet

Për këtë konkurs do të shpërndahen çmimet e mëposhtme:

Grand Prize: 600 EURO
Çmimi i parë për çdo kategori: 200 EURO
Çmimi i dytë për çdo kategori: 100 EURO
Çmimi i tretë për çdo kategori: 50 EURO
Çmim nderi: Një album fotografik nga botimet e partnerëve tanë. (Numri i vlerësimeve të nderit do të vendoset nga juria).

Të gjitha shpërblimet financiare të çmimeve do të jepen me çeqe që do të lëshohen nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ose do të dërgohen te fituesit në adresën e dhënë.
Fituesit janë përgjegjës për raportimin e të ardhurave tek autoritetet siç kërkohet me ligj dhe për pagimin e çfarëdo takse që ata mund të jenë të detyruar për çdo çmim.

Procedura e pjesëmarrjes

  • Pjesëmarrja në konkurs është pa pagesë.
  • Konkurruesit duhet të dërgojnë fotografitë e tyre përpara datës 31 gusht 2019.
  • Konkurruesit mund të dorëzojnë deri në 6 fotografi për secilën kategori.
  • Ju inkurajojmë që të ngarkoni fotografi edhe në orthphoto.net.
  • Fotografitë duhet të dërgohen së bashku me titullin, të dhënat e autorit (emrin, adresën dhe numrin e telefonit), datën dhe vendndodhjen e fotografisë, në adresën elektronike: competition@orthphoto.net.
  • Për përshkrimin e fotografisë, dërgesa e formularit të aplikimit është e detyrueshme.
  • Cilësia dhe madhësia e fotografisë duhet të jenë jo më pak se 2000 pixels në të dyja përmasat, gjerësi ose lartësi. (Është mirë të dërgohet skedari origjinal.) Madhësia maksimale e skedarit të fotografisë është 18Mb.

  • Të gjitha fotografitë duhet të jenë vepra të konkurruesit, i cili duhet të zotërojë në mënyrë të ligjshme të drejtën e autorit për to.

Juria

Juria për këtë konkurs është ndërkombëtare dhe përbëhet nga 5 persona

Peter Williams

Peter Williams (head)

Kameraman i pavarur / fotograf / regjisor dhe redaktor nga Danimarka. Gjatë 25 viteve të fundit ka qenë i vendosur në Gjenevë dhe Zvicër. Në 1983, Peter u bashkua me Këshillin Botëror të Kishave. Gjatë 20 viteve që pasuan, ai mbikëqyri komunikimet audio-vizuale të Këshillit Botëror të Kishave (WCC). Nga Pallati Perandorak i Tokios në Altiplano të Bolivisë dhe nga platformat e naftës në Detin e Veriut tek komunitetet aborigjene të Australisë veriore. Asnjë shprehje tjetër nuk e përmbledh më mirë karrierën ndërkombëtare të Peter Williams, i cili deri më tani ka mbuluar detyrat në më shumë se 120 vende.
www.peterwilliams.ch

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit,Imzot Andon (Merdani)

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit,Imzot Andon (Merdani)

Kreu studimet në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” - Shën Vlash, Durrës në vitet 1996-1999. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera Fakultetin Theologjik të Universitetit Kombëtar “Kapodistria” të Athinës (2002-2006) dhe ka përfunduar studimet master në “Dhiatën e Re” në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut. Është diplomuar në nivelin master në “Sociologji - Psikologji - Komunikim” të Arsimit të Lartë “ISSAT”, gjithashtu është diplomuar në Universitetin “UBIS” të Gjenevës.

Andi Rembeci

Andi Rembeci

Bizantolog, historian, redaktor, fotograf. Pedagog në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës, Bashkëkryetar i Akademisë së të Rinjve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Sekretar i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Studimeve Bizantine. Fitues i çmimi shkencor kombëtar për kërkuesin e ri më të suksesshëm për vitin 2016, dhënë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Autor i botimit fotografik dhe historik (në 4 vëllime) "Vepra ndërtuese dhe restauruese e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjatë viteve 1992-2018", si dhe i shumë botimeve të tjera mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore bizantine dhe pasbizantine.

Jarosław Charkiewicz

Jarosław Charkiewicz

U diplomua në fakultetin e drejtësisë dhe studioi gjuhë e letërsi ruse në Universitetin e Bialystokut. Në 2014 mori titullin Doktor i Teologjisë në Akademinë e teologjisë së krishterë në Varshavë. Ka qenë zëvendës president dhe president i Shoqërisë së të Rinjve Orthodhoksë të Polonisë. Ka punuar si gazetar, botues, shkrimtar, përkthyes dhe fotograf. Është autor i më shumë se 20 librave dhe qindra artikujve mbi historinë e Orthodhoksisë, teologji, agjiografi dhe ikonografi si dhe ka përkthyer rreth 10 libra rreth teologjisë orthodhokse. Që prej vitit 2002 ka qenë sekretar i Zyrës së Shtypit të Kishës Orthodhokse Polake. Është inisiatori i serive të albumeve “Ngjyrat e Orthodhoksisë”.

Aleksander Wasyluk

Aleksander
Wasyluk

Editor dhe një nga themeluesit e www.orthphoto.net. Themelues i faqes polake të internetit www.cerkiew.pl. e cila iu drejtohet të krishterëve orthodhoksë. Aktualisht punon për Nikon Poland në një projekt trajnimi për fotografinë: www.szerokikadr.pl.

Promovimi

Do të ishte vërtet ndihmë për konkursin, nëse do të mundni të vendosni një banner në faqen e internetit apo blogun tuaj. Nëse e bëni këtë dhe na informoni (duke dërguar një email tek info@orthphoto.net), ne do t'ju vendosim në listën e mbështetësve tanë. Kemi përgatitur për ju një çift banderolash (banners) që mund të përdoren për të promovuar faqen e internetit në mënyra të ndryshme. Nëse keni nevojë për gjë tjetër, ju lutemi na njoftoni dhe ne do ta përgatisim për ju. Këtu do të gjeni dy variante bazike të banner-it, siç dëftohen më poshtë. Zgjidhni atë që dëshironi dhe thjesht vendosni kodin html në faqen e internetit ose blog-un tuaj. Nuk është e nevojshme të shkarkoni ose kopjoni imazhet.

Colours of orthodoxy.Albania
Colours of orthodoxy.Albania

Na kontaktoni

Nëse keni pyetje, ju lutemi shkruani në: info@orthphoto.net


Na vizitoni në...